Sporti

Guardiola për Foden: “Ai ka gola në venat e tij”

04/04/2024 16:25
nga:Lorik J

Pep Guardiola lavdëroi Phil Foden pasi hat-tricku i mesfushorit ndihmoi Manchester City të fitojë 4-1 kundër Aston Villa të mërkurën mbrëma.

Foden shënoi hat-trickun e tretë në karrierën e tij në Premier League për ta lënë skuadrën e Guardiolës në garë për një titull të katërt radhazi.

“Ai ka gola në venat e tij”, tha Guardiola.

“Çfarë mund të them kur ai shënon tre gola? Ai nuk e filloi mirë, por ai është përmirësuar. Phil, kur luan në pozicionet qendrore, ai ka një ndjenjë për një gol. Ai mund të bëjë çfarë të dojë. Ai është me të vërtetë një klas lojtar”, shtoi trajneri i “qytetarëve”.

Ndeshja e radhës e Cityt është kundër Crystal Palace të shtunën dhe ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit më 9 prill.

/GazetaBlic Sport