Sporti

Guardiola për Bernardo Silvan: Dua që ai të vazhdojë me ne, por nuk di çfarë do të ndodhë

08/05/2022 12:09
nga:E K

Barcelona ka qenë skuadra më aktive deri më tani në këtë merkato edhe pse probleme të medha financiare.

Skuadra e Barcelonës vazhdon të jetë e interesuar për shërbimet e portugezit Bernardo Silva, ndonëse ‘Citizens’ nuk janë aq të vendosur për ta shitur lojtarin, përcjell GazetaBlic Sport.

“DailyMail” raporton se Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje personale për transferimin e portugezit në “Camp Nou”.

Për situatën e Silvas ka folur edhe trajneri i Cityt, Guardiola ku tha se ai dëshiron që portugezi të vazhdojë qëndrimin në “Etihad Stadium”.

“Do të doja që Bernardo të vazhdonte, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Lojtarët ndonjëherë e kanë një dëshirë dhe unë nuk jam ai që ua përcaktoj dëshirat”, theksoi ai.

“Siç ju thashë, unë dua që ai të qëndrojë, 100 për qind, por të presim se çka do të ndodhë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport.