Sporti

Guardiola pengon huazimin e Cancelos te Barcelona

04/24/2023 16:39
nga:E K

Joao Cancelo u largua nga Manchester City në merkaton e dimrit, për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Pep Guardiola dhe përfundoi në Bayern Munich në formë huazimi.

Ka pasur edhe interesim nga Barcelona – e cila e la Bellerin të largohej për në Sporting – por, sipas gazetës Sport, ishte vetë Guardiola ai që vuri veton për transferimin në ish-klubin e tij në Katalonjë, përcjell GazetaBlic Sport.

I njëjti publikim thekson se nuk është hera e parë që Guardiola ‘shfuqizon’ huazim te Barça: ai gjithashtu vuri veton për ardhjen e Raheem Sterling.

/GazetaBlic Sport/