Sporti

Guardiola pas polemikave me tifozët e Liverpoolit: Nuk e kam pritur nga ata

12/01/2024 20:18
nga:E K

Liverpool ka arritur fitore të madhe ndaj Cityt.

The Reds mposhtën Citizens me rezultat 2-0 në Anfield, shkruan GazetaBlic Sport.

Gakpo në minutën e 12’të dhe Salah nga penalltia në minutën e 78’të realizuan për fitoren e skuadrës së Arne Slot.

Pas humbjes për media foli trajneri i Manchester Cityt, Guardiola që pati edhe momente jo të mira me tifozët e Liverpoolit.

Tifozët në Anfield kënduan se spanjolli do shkarkohej nga posti i Citizens, teksa ky i fundit iu përgjigj atyre me 6 gishta që simbolizojnë titujt e fituar nga ai në Premierligës.

“Ndoshta kanë të drejtë! Nuk e prisja këtë në Anfield. Ndoshta duhet ta kishin kënduar më parë. Nuk e prisja nga njerëzit e Liverpool-it, por është në rregull!”, u shpreh Guardiola për Sky Sports.

/GazetaBlic Sport/