Sporti

Guardiola pas barazimit ndaj Liverpool: Kam respekt për Klopp, ishte ndeshje që i bën mirë Premier League

04/10/2022 21:58
nga:E K

Liverpool dhe Manchester City barazuan sot në ndeshjen e xhiros së 32’të të Premierligës.

Ndeshja përfundoi baras me rezultat 2-2 në Etihad Stadium, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli trajneri i Cityt, Pep Guardiola i cili tha se kjo ndeshje ishte reklamë e mirë për Premier League.

“Performuam mirë. Të dyja skuadrat e dinim se me shtatë ndeshje të mbetura, duhet t’i fitojmë të gjitha. Është reklamë e mirë për Premier League. Ishte ndeshje fantastike, me të dyja skuadrat që donin fitoren. Për fat të keq, nuk fituam. Është qejf të shohësh Liverpoolin kur luan, me gjithë ato forca përpara. Luajtëm mirë dhe jam krenar me skuadrën”, ka thënë Guardiola.

“Gabriel Jesus meriton të luajë më shumë. Është person fantastik. Gundo, Dinho, Aleks, për kualitetet që kanë, sot menduam të provojmë me të tjerë emra. Ndoshta mund të luajnë të shtunën tjetër, pasi pamë mënyrën se si bënë presing”, shtoi Pep.

“E respektoj shumë Jurgen Klopp. Më ka bërë trajner më të mirë. Nuk jemi shokë – nuk drekojmë bashkë – kam numrin e tij, por nuk e telefonoj. Ka shumë respekt, por ai e di se dua ta mposhti të shtunën tjetër”, tha mes tjerash trajneri i Man City.

/GazetaBlic Sport/