Sporti

Guardiola pas barazimit me Chelean: Performancë ynë ishte e jashtëzakonshme

01/04/2026 23:13
nga:Lorik J

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për mediat pas barazimit 1-1 kundër Chelseat në xhiron e 20’të të Premier Ligës.

Trajneri tha: “Nuk pajtohem me mendimin se City humbi kontrollin. Ata shënuan një gol dhe kjo është arsyeja për të analizuar rezultatin. Sigurisht, ata ushtruan presion më të fortë dhe patën raste sepse humbëm dy topa në fillim të pjesës së dytë”

Ai shtoi: “Chelsea është një ekip kampion bote. Ata nuk kanë lojtarë të akademisë; ata kanë lojtarë të klasit të parë. Pra, është shumë e vështirë të kontrollosh ndeshjen për 90 minuta kundër një ekipi të fortë. Ne humbëm raste në pjesën e dytë – katër ose pesë sulme, dy kundër një ose tre kundër dy. Lojtarët tanë të talentuar u përpoqën ta përfundonin ndeshjen, por nuk mundëm.”

Ai theksoi: “Kjo është e vërteta. Kur flasim për të gjitha statistikat në çdo aspekt që mund të analizojmë, njëra prej tyre është se sa efektivë jemi në të tretën e fundit. Në përgjithësi, performanca jonë mbrojtëse, lëvizjet dhe loja kanë qenë të jashtëzakonshme.”

Ai përfundoi në lidhje me diferencën prej gjashtë pikësh me Arsenalin: “Do t’i rikthejmë lojtarët dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë të mërkurën.”

/GazetaBlic Sport