Sporti

Guardiola pas barazimit me Arsenalin: Titulli nuk është më në duart tona

03/31/2024 23:19
nga:Lorik J

Pep Guardiola tha se Manchester City tani është “favoriti i tretë” për të fituar titullin e Premierligës pas barazimit 0-0 me Arsenalin në Etihad të dielën.

Rezultati e la Cityn në vendin e tretë në tabelë, një pikë prapa Arsenalit të vendit të dytë dhe tre pas liderit Liverpool.

I pyetur nëse Liverpool ishte tani “favorit i qartë” për të fituar Premier League, Guardiola u përgjigj: “Po. Kushdo që është i pari është favorit, i dyti (favoriti) është Arsenali dhe ne jemi të tretët”.

“Nuk është në duart tona – gjithçka që mund të bëjmë është të mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Aston Villa. Nëse jeni në krye të ligës, siç kemi qenë më parë, ju jeni favoritë,” shtoi trajneri i Manchester City.

/GazetaBlic Sport