Sporti

Guardiola para ndeshjes në Champions League: Do ishte katastrofë nëse nuk kualifikohemi tutje

18 ditë më parë
nga:Lorik J

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka diskutuar ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge.

“Situata në të cilën ndodhemi, duhet ta fitojmë ndeshjen, ose nuk do të vazhdojmë në garë. Ne duam të përparojmë dhe të kemi një tjetër mundësi për të luajtur dy ndeshje të tjera dhe për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

“Nuk është problem, është një mundësi, një sfidë dhe ne do ta përballojmë atë kokë më kokë.”

“Për klubin, nuk do të ishte mirë nëse nuk do të kualifikoheshim, por nuk po mendoj për këtë tani. E di që shumë janë të shqetësuar nëse do të kualifikohemi, por besoj se do ta bëjmë këtë”, përfundoi ai.

Manchester City do të përballet me Club Brugge të mërkurën, më 29 janar.

/GazetaBlic Sport