Në prag të derbit me Manchester United, Pep Guardiolas nuk i ka lënë përshtypje momenti i rivalit, i cili vjen nga një seri prej tetë fitoresh radhazi në të gjitha garat.
“Është Manchester United. Kur Ole (Solskjaer) stërviti ekipin, ata po luanin mirë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në të kaluarën (rezultatet e këqija) është problemi i tyre, por është normale që ata të jenë në këtë pozicion, duke luftuar për vendet e para, ata janë katër pikë prapa nesh. Nuk jam i habitur. Prandaj është një kompeticion kaq i vështirë”, ka thënë spanjolli, përcjell GazetaBlic Sport.
Nga ana tjetër, City vjen nga disfata zhgënjyese me Southampton-in që diktoi eliminimin e skuadrës nga Kupa e Ligës, rezultat që nuk e pengoi përgatitjen e skuadrës për duelin me rivalin e Manchesterit.
“Kemi bërë një përgatitje normale. Mbështetësit tanë nuk mund të ankohen për atë që ky ekip është i aftë, çfarë ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë. Ky rezultat (me Southampton) nuk më befason, ka ndodhur sepse kemi fituar katër tituj të Premierligës në katër vitet e fundit. Pas dy titujsh radhazi, mund të mos jemi të përgatitur, jo për të fituar Kupën e Ligës, apo për të fituar ndeshje, por për të luajtur siç dimë. Isha i shqetësuar se kjo mund të ndodhte dhe nuk e di nëse do të ndodhë përsëri”, ka potencuar ai.
/GazetaBlic Sport/


