Sporti

Guardiola pagoi 600,000 euro dhurata për punonjësit e Cityt nga xhepi i tij

08/29/2024 12:33
nga:Lorik J

Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola bëri një gjest të madh për të falënderuar punonjësit e klubit për rezultatet e shkëlqyera sezonin e kaluar, kur ata fituan Premier League për herë të katërt radhazi.

Ai i pagoi secilit anëtar të stafit ndihmës një bonus prej 10,000 paund nga xhepi i tij, raporton BBC.

Dhurata u prit nga të gjithë punonjësit e Cityt që punojnë në ndërtesën e ekipit të parë të Akademisë së Futbollit brenda kampusit të Etihad, duke përfshirë recepsionistët, rojet e sigurisë, fizioterapistët, kamerierët dhe stafi tjetër.

Shuma totale e bonuseve të paguara nga Guardiola është rreth 600,000 euro.

/GazetaBlic Sport