Emocionet e garës më të madhe evropiane për klube, Champions League, do të rikthehen nesër.
Manchester City do të përballet nesër me skuadrën e Paris Saint Germain në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Para ndeshjes derbi me PSG, Guardiola është prononcuar për media dhe tha se shpreson se ish lojtari i tij te Barcelona, Lionel Messi, të jetë i gatshëm për lojë.
“Sezonin e kaluar ata ishin një ekip fantastik dhe ishte një ndeshje shumë e ngushtë dhe tani ata kanë Messin. Ata janë konkurrentë të mëdhenj, por është një lojë e re, është faza e grupeve, është ndryshe.Shpresoj se ai mund të luajë nesër”, tha Guardiola.
Ndeshja mes Manchester Cityt dhe PSG luhet nesër nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


