Josep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, foli në një intervistë ekskluzive me Sky Sports UK për largimin e Cancelos tek Bayerni dhe mundësinë e rikthimit të tij në fund të sezonit.
“Ai është atje tani, do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. E njëjta gjë ndodh çdo sezon: në fund do të flasim me shumë lojtarë, por nuk e di se çfarë do të ndodhë me Joao”, tha fillimisht ai.
“As unë se di dhe askush, tani merkato është mbyllur, do të fokusohemi në diçka tjetër për katër muaj”, përfundoi ai.
Siç ka sqaruar drejtori sportiv Salihamidzic, për bavarezët tarifa fikse për blerjen e tij (70 milionë euro) është shumë e lartë.
/GazetaBlic Sport


