Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë krahasime mes fitimit të Champions League me Citizens në vitin 2023 dhe triumfeve në turneu në krye të Barcelonës në 2009 dhe 2011.
“Qëllimi ynë i vetëm është të fitojmë nesër. Ne nuk folëm për tripletën sezonin e kaluar derisa e fituam atë”, tha Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Kopenhagës.
Më tej, Guardiola shpjegoi se po bëhet gjithnjë e më e vështirë fitimi i Ligës së Kampionëve: “Tani arritja në gjysmëfinale është shumë e vështirë, skuadrat janë më të mira, trajnerët janë më të mirë…”
Megjithatë, kur u pyet nëse fitimi i turneut tani ishte një arritje më e madhe sesa kur e bëri atë me Barçën, ai u përgjigj: “Nuk do ta thosha këtë”.
/GazetaBlic Sport