Sporti

Guardiola: “Ne nuk jemi Liverpooli, nuk mund të sulmojmë me shpejtësi”

12/27/2021 12:17
nga:E K

Pep Guardiola është një trajner me ide dhe stil loje mjaft karakteristik, në një karrierë ku ka fituar tituj për të gjitha klubet ku ka kaluar.

Karriera e tij te Manchester Cityt nuk bën përjashtim, ‘Citizens‘ aktualisht janë liderë me gjashtë pikë përpara vendit të dytë, megjithatë Guardiola pranon se ka aspekte të lojës ku skuadra e tij nuk është më e mira, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një intervistë për “Evening News“, Pep Guardiola pranon se Liverpool, është skuadër më e mirë se skuadra e tij për sa i përket sulmit të shpejtë, diçka që ai beson se është një nga karakteristikat më të mira të ekipit të Klopp.

“Ne nuk mund të sulmojmë më shpejt, ne nuk jemi Liverpool. Ata janë mjeshtër në këtë, ne jo. Nuk ia dalim dot, ndaj duhet të pasojmë dhe të luajmë me topin. Por durimi nuk do të thotë ngadalësi. Nëse e kemi topin, jemi mirë dhe të qëndrueshëm. Stabiliteti është të kesh topin në posedim. Që të jeni të qëndrueshëm si skuadër duhet të keni topin, asgjë tjetër”, ka gjuajtur Guardiola.

/GazetaBlic Sport/