Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i qortoi lojtarët e tij që gati sa nuk e lanë fitoren t’u shpëtonte nga duart kundër Fulhamit (4-5) në Premier League.
Gjatë ndeshjes, City po fitonte 1-5, por i lejoi vendasve ta ulnin diferencën në minimum.
“Sigurisht, isha i shqetësuar. Por kjo do të na ndihmojë në ndeshjet e ardhshme. Duhet të kthehemi në rrugën e duhur. Jam shumë i vjetër dhe lojtarët nuk më respektojnë! Ata nuk duhet ta trajtojnë trajnerin e tyre kështu”, tha Guardiola me ironi.
“Kjo ndodh vetëm në këtë ligë. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. Dëgjoni, pati momente vërtet pozitive në lojën tonë. Në fund të fundit, ishte çështje karakteri dhe qëndrueshmërie”, tha Guardiola.
/GazetaBlic Sport


