Çdo skuadër që dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve të UEFA-s duhet të mundë Real Madridin, thotë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pasi të dy klubet presin një përsëritje të gjysmëfinales sensacionale të sezonit të kaluar.
Real mundi Man Cityn 6-5 në total në të njëjtën fazë të UEFA Champions League 2021/22, rrugës për të fituar trofeun për herë të 14-të. Ata gjithashtu eliminuan Cityn në të njëjtën fazë në 2015/16, para se të bashkohej Guardiola, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë mendoj se të gjitha klubet në botë kanë ndjenjën se nëse dëshironi të fitoni këtë kompeticion, duhet ta mposhtni Real Madridin që tani”, tha Guardiola për faqen zyrtare të Man City. “Më parë ishte Barcelona, por tani është Real Madridi.”
“Kam dëgjuar se ata kanë arritur në 11 gjysmëfinale në 13 vjet – kështu që të heqim kapelen. Ne jemi në këtë fazë tre herë rradhazi dhe ajo që kemi bërë është e pabesueshme”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


