Sporti

Guardiola me dhimbje koke, i lëndohen lojtarët kryesorë para ndeshjes me Arsenalin

03/28/2024 08:37
nga:Lorik J

Me padurim pritet përballja mes Manchester Cityt dhe Arsenalit pasi bëhet fjalë për skuadrat që luftojnë për titullin kampion të Anglisë.

Arsenali arrin në Etihad si skuadra e parë në tabelë dhe është një pikë përpara kampionit në fuqi City. Arteta nuk pati shumë fat në duelet kundër Manchester Cityt, por Topçinjtë mbërrijnë në Etihad plot energji dhe motivim sepse duan të marrin një rezultat të mirë dhe të ruajnë pozitën e tyre drejtuese në Premierligë.

Në Arsenal shfrytëzuan pushimin për të përgatitur më mirë taktikat e tyre për ndeshjen ndaj Citizens, ndërsa nga ana tjetër, Guardiola nuk ka pse të jetë i kënaqur para raundit të derbit.

Pushimi ndërkombëtar ishte i tmerrshëm për ekspertin spanjoll pasi ai mbeti pa disa lojtarë të ekipit të parë për shkak të lëndimeve, ndaj duket qartë se Manchester City e pret Arsenalin në një gjendje shumë të dobësuar.

Mediat në Angli shkruajnë se City do t’i presë Topçinjtë shumë të dëshpëruar, pasi përveç të lënduarve më parë Ederson dhe John Stones, eksperti spanjoll nuk mund të llogarisë as te Kyle Walker dhe në pikëpyetje janë edhe Kevin de Bruyne, Jack Grealish dhe Nunes.

Për lëndime pas kthimit në klub u ankuan edhe Bernardo Silva, Ruben Dias, Manuel Akanji dhe Erling Haaland, por ata duhet të jenë gati për ndeshjen e së dielës.

/GazetaBlic Sport