Sporti

Guardiola: Mahrez ka dhënë shumë për këtë klub dhe shpresoj në të ardhmen

04/22/2023 21:12
nga:E K

Manchester City fitoi sot me rezultat 3-0 në FA Cup ndaj Sheffield United.

Mahrez ishte realizatori i 3 golave për Citizens, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes Guardiola pati fjalë të mëdha për Mahrez.

“Mahrez? Ai është i mërzitur me mua kur nuk luan, gjatë gjithë kohës. Ai më bën të vërej kur është inatosur”, tha Guardiola duke qeshur.

“Jam shumë i lumtur për Riyadin, ai pëlqen të luajë futboll, ai ka dhënë shumë për këtë klub dhe shpresoj në të ardhmen”, tha ai.