Manchester City ka arritur fitore të madhe ndaj Chelseat.
Skuadra e Pep Guardiolas e ka fituar derbin e madh në “Etihad Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfunditmar ishte 1 me 0, me Kevin De Bruyne që shënoi një gol të bukur në këtë takim.
Chelsea në anën tjetër u mundua që ta rrezikoi portën e Ederson, por që nuk bëri diçka konkrete në këtë drejtim.
Manchester City tashmë ka diferencë prej 13 pikëve ndaj Chelseas së vendit të dytë, kurse 14 pikë ndaj Liverpool të vendit të tretë.
Pas ndeshjes për media ka folur trajneri i Cityt, Pep Guardiola i cili u shpreh i lumtur me fitoren.
“Ata (lojtarët e Manchester City) janë fantastikë. I lë të gjitha meritat tek ta”, ka thënë Pep Guardiola.
“Më 1 dhjetor ishim një pikë prapa Chelsea, tani jemi kaq larg para”, shtoi trajneri spanjoll.
/GazetaBlic Sport/


