Sporti

Guardiola lartëson Conten: “Ai është një trajner i jashtëzakonshëm, karriera e tij flet vetë”

11/02/2021 17:56
nga:Lorik J

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për trajnerin e ri të Tottenham, Antonio Conte.

Trajneri spanjoll tha disa fjalë të bukura për ish-trajnerin e Interit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Karriera e tij flet vetë: ai ka qenë i suksesshëm kudo. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Club Brugge.

Të dy do të ndeshen sërish në kampionatin anglez duke pasur parasysh ardhjen e Conte në pankinën e Spurs.

/GazetaBlic Sport