Shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer u komentua edhe nga Pep Guardiola pas fitores së Manchester Cityt ndaj Evertonit.
Skuadra e Cityt fitoi ndaj Evertonit 3:0, teksa Guardiola u ndal të flas edhe për homologun e tij, Ole Gunnar Solskjaer, të cilit i uroi çdo të mirë në të ardhmen, shkruan GazetaBlic Sport.
“I uroj më të mirën, ishte kënaqësi të përballesha me të. Ai më mundi më shumë se që kisha dëshirë. Të gjithë e dimë se kur ti drejton një skuadër të madhe si Manchester United, je i detyruar të fitosh, përndryshe je në telashe. Nëse unë jam ende këtu, është sepse fituam, përndryshe do të ishte dikush tjetër në vendin tim”, tha Guardiola pas takimit.
Vlen të potencohet se Solskjaer u shkakua pas humbjes nga Watfordi me rezultatin 4:1.
/GazetaBlic Sport


