Sporti

Guardiola kërkon një sulmues të madh, këto janë tri alternativat e mundshme

03/04/2022 09:03
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka rënë dakord për transferimin e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez në afatin kalimtar të janarit, por në afatin kalimtar të ardhshëm do të tentojë të forcohet edhe më shumë në krye të sulmit.

Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm për transferimet, ka bërë të ditur se Pep Guardiola, menaxheri i Cityt, do të duhet të zgjedh mes tre sulmuesve. “Pep Guardiola është i dashuruar me Harry Kane. Ata u përpoqën ta sjellin katër herë verën e kaluar, ishin të fiksuar pas tij. Nëse nuk arrijnë ta sjellin tani, ata do t’i drejtohen yjeve më të mëdhenj të Bundesligës”, pohon Romano, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sigurisht që është Robert Lewandowski i Bayernit dhe Erling Haland i Borussia-s”, tha gazetari italian.

Guardiola ka punuar tashmë me Lewandowski në Bayern dhe Haland është futbollisti i ri më i kërkuar në botë.

/GazetaBlic Sport/