Manchester City arriti fitore të madhe ndaj Wolves me rezutat 1-5.
Skuadra e Guardiolas nuk i la asgjë rastit duke i mposhtur me rezultat të thellë “Ujqërit”, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas fitores së djeshme, Guardiola tha se kanë probleme në mbrojtje, por do të luajnë për fitore në dy raundet e fundit.
“Ne do të kemi probleme të mëdha në mbrojtje… por ne do të gjejmë zgjidhje”, ka thënë Guardiola.
“Shkojmë te West Ham për të marrë fitoren”, ishin fjalët e trajnerit.
/GazetaBlic Sport/


