Skuadra e Machester Cityt ka fituar me rezultatin 0:4 në ndeshjen e parë të grupeve të Champions League ndaj ekipit të Sevillas.
Erling Haaland (2), Foden dhe Dias shënuan golat për “Citizens” në këtë duel, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Guardiola tha se është i kënaqur me rezultatin, megjithatë kishte ankesa për lojën në pjesën e parë.
“Jam i kënaqur me rezultatin, por ne nuk luajtëm një pjesë të parë të mirë”, tha fillimisht Pep Guardiola për BBC Sports.
“Ne donim të sulmonim shumë shpejt. Kur luajtëm më mirë arritëm të shënonim golin e dytë”, vazhdoi ai.
Ai foli edhe për sulmuesin Haaland, i cili realizoi dy gola sonte.
“Ai ka një sens të jashtëzakonshëm goli, tani me Tottenham do të jetë një betejë, shpresojmë që ai të vazhdojë të luajë kështu. Foden? Ai nuk po luan aq mirë si zakonisht, por mendoj se goli dhe asistimi sonte do ta ndihmojnë atë të kthehet në nivelet e tij”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


