Sporti

Guardiola iu dha detyra shtëpie lojtarëve – reagimi i Bernardo Silva i paharruar

01/03/2022 22:50
nga:E K

Pep Guardiola njihet si një nga trajnerët më kërkues në raport me lojtarët e tij.

Kërkesa për fokus dhe angazhim në aspektin taktik të lojës është diçka për të cilën flasin të gjithë lojtarët që kanë luajtur nën urdhrat e Pep Guardiola.

Arjen Robben zbulonte se si një herë spanjolli e kishte telefonuar pas mesnate, për të diskutuar lidhur me taktika.

Megjithatë, kërkesa e Guardiola për lojtarët e Manchester City që të kryejnë disa detyra shtëpie ishte shokuese për Bernardo Silvan.

Portugezi nuk iu besonte veshëve se çfarë ishte duke dëgjuar nga trajneri i tij.

“Me familjen në shtëpi, ndërroni kanalin e TV dhe shikojeni ndeshjen e Crystal Palace me Arsenal”, ishin fjalët e Guardiola për lojtarët.

Fytyra e Bernardo Silva është gjithçka që doni të shihni për të shpërthyer në të qeshura.