Edhe pse Pep Guardiola ishte shumë i impresionuar me paraqitjen e ekipit të tij, Manchester City nuk shkoi përtej barazimit ndaj Nottingham Forest (1-1).
Trajneri spanjoll pranoi se atyre u mungonte pak efektiviteti në sulm për të shtuar tre pikët, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishim mirë, shumë mirë. Ishte një lojë e mirë, një lojë e shkëlqyer. Kishim mundësi fantastike, por ky është futbolli. Duhet të shënojmë. Ne bëmë gjithçka që duhej të bënim. Kishim shumë raste të pastra për të shënuar. Ishte një nga ndeshjet më të mira që luajtëm, por humbëm dy pikë. Duhet të ishim më agresivë. E dimë që ka ende shumë ndeshje për të luajtur”, theksoi trajneri.
Pas këtij barazimi, City është dy pikë prapa liderit, Arsenal, i cili ka 54 pikë.
/GazetaBlic Sport/


