Sporti

Guardiola ‘injoron’ Arsenalin: Liverpool janë rivali ynë më i madh për titull, është vetëm fillimi – i di cilësitë e tyre

10/14/2022 14:07
nga:E K

Liverpool do të përballet me rivalin Manchester City në derbin e madh anglez.

Skuadrat që kanë ‘mbretëruar’ në vitet e fundit në Premierligë po kalojnë në forma krejtësisht të ndryshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Starti i Liverpoolit në Premierligë nuk është më i miri i mundshëm pasi “The Reds” kanë 10 pikë nga 8 ndeshje,kurse Manchester City ka grumbulluar 23 pikë nga 9 duele.

Para takimit me Liverpool, Guardiola e cilësoi kundërshtarin e rradhës si rivalin kryesor të tyre pavarësisht formës që po kalon Liverpool.

“Ata kanë qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jenë [kërcënimi ynë më i madh për titullin]. Unë e di cilësinë që ata kanë, ata e dinë cilësinë që ne kemi. Nëse do të kishin mbetur edhe 10 ndeshje [deri në fund], mendoj se Liverpool nuk do të mund të kapte dhe rrjedhimisht Arsenal do ishte rivali ynë”, tha Guardiola.