Në konferencën paraprake të lojës së kësaj të shtune me Leicester, për raundin e katërt të Premier League, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, tregoi se nuk dëshiron të flasë për Cristiano Ronaldon, i cili ishte pranë kalimit tek skuadra e tij, por përfundoi nënshkrimin për djajtë e kuq
Ai garanton se ai kurrë nuk kishte asnjë bisedë me reprezentuesin portugez kur sulmuesi i Juventusit tashmë po largohej, përcjell GazetaBlic Sport.
“Lojtarët kanë vetëm biseda të caktuara me klubet, kurrë me trajnerët, nuk na takon neve kjo detyrë. Është një temë që tashmë më lodh, mjaft me kaq shumë spekulime, në fund të fundit nuk kam folur kurrë me të. Tregu është i mbyllur, kështu që nuk ka pak ose praktikisht asgjë më shumë për të thënë në këtë temë”, theksoi trajneri spanjoll.
/GazetaBlic Sport/


