Sporti

Guardiola: Haaland përforcim i madh për të ardhmen

05/12/2022 12:49
nga:E K

Pep Guardiola ka komentuar edhe një herë transferimin e Erling Haaland.

Manchester City gjatë kësaj jave konfirmoi marrëveshjen me Erling Haaland, dhe deri më tani kjo është lëvizja më e madhe para sezonit të ardhshëm.

Për këtë transferim, Guardiola thotë se është shumë i mirë për të ardhmen e skuadrës.

“Është vendim i klubit. Nënshkrim i mirë për të ardhmen”, ka thënë Guardiola.

“Ai do të jetë për disa vite dhe jam i sigurt që do të përshtatet perfekt me mënyrën e lojës sonë, por për sezonin tjetër. Besoj se do ta ndihmojmë që të përshtatet sa më mirë”, shtoi ai.

Manchester City i pagoi një shumë prej 51 milionë funteve për kartonin e Haaland.