Sporti

Guardiola: Haaland mund të thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos

09/19/2025 09:04
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ndau mendimin e tij pas fitores 2-0 ndaj Napolit në Etihad në një ndeshje të raundit të parë të Ligës së Kampionëve.

Ai vlerësoi ‘njeriun e golave’ Erling Haaland dhe tha se norvegjezi mund të bëhet golashënuesi numër 1 në historinë e turneut.

“Në këtë ritëm, ai mund të thyejë rekordin. Nëse ai nuk është i dëmtuar, ai mund të luajë edhe për 10-12 vjet të tjera. Numrat flasin vetë. Është fat që kemi një lojtar të tillë”, tha tekniku katalanas për Erling Haaland, i cili vendosi një rekord për 50 golat më të shpejtë në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/