Sporti

Guardiola gjithmonë e më larg, një tjetër spanjoll mund të jetë pasuesi i tij

03/29/2023 21:20
nga:Mergim Rreci

Raportimet janë në rritje për një largim të mundshëm të Pep Guardiolas nga Manchester Cityt.

Trajneri spanjoll ka kontratë deri në vitin 2025, por mund të largohet para përfundimit të saj, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë situatë Manchester City është duke vëzhguar me kujdes mundësitë që ka për ta zëvendësuar Guardiolën dhe emri i parë në listën e dëshirave është ai i ish-trajnerit të Spanjës, Luis Enriques.

Enrique është një emër që preferohet nga drejtuesit e skuadrës angleze dhe tashmë e ardhmja e tij mund të jetë në “Etihad”.

/GazetaBlic Sport/