Manchester City e fitoi titullin e tretë rresht në Premierligë, duke e lënë pas vetes Arsenalin për të dytin sezon radhazi.
Guardiola po vazhdon ta dominojë futbollin anglez me gjashtë tituj të fituar.
E pas triumfit, Guardiola u pyet se a do të vazhdojë me Manchester Cityn, duke e ditur se kontrata i skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.
“Realiteti është që jam më afër largimit sesa qëndrimit. Ne kemi biseduar me klubin dhe ndjesia ime është se dua të qëndrojë tani. Do të qëndrojë sezonin e ardhshëm. Por, gjatë sezonit do të bisedojmë, do të shikojmë”, tha Guardiola.