Sporti

Guardiola flet për largimin e mundshëm të Sterling: Nuk mund të garantoj 90 minuta për asnjë futbollist

10/15/2021 17:49
nga:Mergim Rreci

Raheem Sterling është i pakënaqur që nuk do të ketë shumë minuta në Manchester City dhe po mendon të largohet.

Pep Guardiola foli për situatën dhe supozoi se ai nuk e dinte që reprezentuesi anglez donte të largohej, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai tha se nuk mund të siguroj asnjë futbollist se do të luajnë gjithmonë nga 90 minuta.

“Nuk e dija që Sterling donte të largohej. Ai është lojtari ynë dhe shpresoj të vazhdojë. Nuk mund ta siguroj askënd se sa minuta do të luajë. Të gjithë duhet të tregojnë në fushë. Jo vetëm Sterling, por të gjithë, si Mahrez ose Cancelo, të cilët duan të luajnë më shumë. Unë dua që ata të jenë të lumtur. Ata duhet të jenë të lumtur që janë në klub, përndryshe ata duhet të marrin një vendim. Nuk mund të garantoj që ata gjithmonë do të luajnë 90 minuta. Unë vendos në bazë të asaj që është më e mira për klubin, jo lojtarët. Nuk dua të shoh futbollistë të pakënaqur. Ka shumë ekipe, shumë trajnerë, shumë opsione. Bisedoni me klubin dhe zgjidhni situatën. Unë nuk po flas vetëm për Sterling, por për këdo ”, sqaroi trajneri spanjoll në një konferencë për shtyp.

/GazetaBlic Sport/