Sporti

Guardiola flet pas gabimit në tërheqjen e shortit nga UEFA, ky është reagimi i tij

12/13/2021 14:41
nga:E K

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve që do hedhet sërish.

“Qytetarët” fillimisht ranë në short kundër Villarrealit, mirëpo pastaj pas disa incidenteve të ndodhura, UEFA vendosi që të ripërsëris këtë short.

Edhe Guardiola është i pajtimit që shorti të përsëritet, ngase është më e drejtë pas disa gabimeve që ndodhen.

“Do të ndodhë përsëri. Mendoj se është e drejtë. Ishte një gabim dhe ndonjëherë ndodhin gjëra të tilla. Duhet të përsërisni që të mos ketë dyshime”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet se cili do jetë kundërshtari i radhës për Manchester Cityn.