Manchester City ka triumfuar ndaj Manchester United me rezutlat 0 me 2 në “Old Trafford”
Ishte një dominim i plotë i skuadrës së Pep Guardiolas, atje ku ka mundur të shënojë edhe më shumë gola, shkruan GazetaBlic Sport.
Bailly shënoi fillimisht një autogol, kurse Bernardo Silva shënoi golin e dytë.Manchester United nuk tregoi pothuajse asgjë në këtë takim, me Ronaldon që pati vetëm një gjuajtje në pjesën e parë.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i cili tha se fitorja e skuadrës së tij ishte e merituar.
“I jap shumë merita, admirimin dhe gjithë krenarinë time për këta lojtarë. Përkushtimi dhe fakti që luajtëm një lojë shumë të mirë nga fillimi deri në fund”, ka thënë fillimisht Guardiolas pas ndeshjes.
“Mënyra më e mirë për të heshtur Old Trafford është të kemi topin, ta kemi topin që ne e bëmë. Dhe ne luajtëm një lojë vërtet të mirë”.
“Këtu në Old Trafford kemi bërë një paraqitje të mirë shumë herë që kur kemi qenë bashkë – kemi fituar më shumë herë këtu sesa në Etihad Stadium”.
“Ishte një fitore e merituar dhe tre pikë të tjera”, përfundoi trajneri i Cityt.
/GazetaBlic Sport/


