Manchester City eliminoi PSG’në për të arritur në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse arriti një sukses të madh, Pep Guardiola thotë se ekipi duhet të përqendrohet së pari në ligën angleze dhe vetëm më pas në finalen e Champions League, ku ata do të përballen me Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ne nuk mendojmë për finalen e Ligës së Kampionëve sepse ne nuk e kemi siguruar Premierligën . Kur të kemi fituar kampionatin, shpresoj që nesër ose javët e ardhshme, atëherë fokusi do të jetë në finalen e Champions League”, tha Guardiola.
Finalja e Champions League do të luhet me 29 maj mes Manchester Cityt dhe Chelseat.
/GazetaBlic Sport/


