Trajneri shumë i vlerësuar katalanas, Pep Guardiola ka qenë gjithmonë një adhurues i rrëfyer i talentit dhe cilësive të portugezit Bernardo Silva.
Këtë të dielë, pas triumfit të Manchester City ndaj Newcastle, në një konferencë për shtyp, trajneri spanjoll bëri sërish një deklaratë për Bernardo Silva, i lidhur fort me Barcelonën, si dhe mbrojtësin e djathtë Kyle Walker, të kërkuar nga Bayern Munich, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ëndrra ime është një kontratë e re për Bernardo [Silva] dhe Kyle [Walker]. Shpresoj të ndodhë. Kjo është dëshira ime, nga thellësia e zemrës sime”, tha ai.
Kujtojmë se kontrata e mesfushorit portugez me “Qytetarët” skadon në qershor të vitit 2025, në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa kontrata e 33-vjeçarit, Kyle Walker do të përfundojë këtë sezon.
Kjo do të thotë se nëse Manchester City nuk rinovon me ndërkombëtarin anglez, ai do të jetë i lirë nga janari për të negociuar me kë të dojë.
/GazetaBlic Sport/


