Sporti

Guardiola e sheh Philipps si zëvendësues të Fernandinhos

09/13/2021 22:22
nga:E K

Pep Guardiola tashmë ka përcaktuar një pasardhës të mundshëm të Fernandinhos.

Sipas mediumit spanjoll, Fichajes.net, City i ka kthyer sytë nga Philipps për të zëvendësuar Fernandinhon 36 vjeçar, shkruan GazetaBlic Sport.

Phillips është 25 vjeç dhe ka një kontratë me ekipin e udhëhequr nga Marcelo Bielsa deri në vitin 2023/2024.

Vlera e tij në treg arrin 40 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/