Sporti

Guardiola e lartëson Milanin

04/21/2023 13:37
nga:E K

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka folur për derbin e dyfishtë mes Milanit dhe Interit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri spanjoll e ka lartësuar mbi të gjitha ekipin Kuqezi.

“Jo, nuk ka asnjë befasi, futbolli italian është në ngritje. Napoli është shumë më përpara sesa Milani në kampionat dhe njerëzit mendojnë se Liga e Kampionëve është e njëjta gjë. Por, Milani megjithatë e ndërron çipin. I kujtoj Arriho Sacchin, Fabio Capellon, Franco Baresin, Paolo Maldnin, Costacurtan. Në fakt, ata janë historia. Dhe, kjo çon peshë. Për këtë, këto skuadra janë aq të forta”, deklaroi trajneri i Mancchester Cityt, ekip ky që në gjysmëfinale do të përballet me Real Madridin.

E fituesi i këtyre dy çifteve gjysmëfinale do të ballafaqohet në finalen e Stambollit.