Sporti

Guardiola e dinte çfarë po e priste, reagimi i tij ishte epik edhe pse Salah ende nuk kishte shënuar

10/17/2022 14:28
nga:E K

Liverpool ka arritur fitore të madhe dje ndaj rivalit Manchester City.

Skuadra e Klopp shënoi fitore në “Anfield” me rezultat 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Salah shënoi golin e fitores për Liverpoolin në minutën e 76’të pas një kundërsulmi të shpejt të nisur nga portieri, Alisson Becker.

Një moment epik që u kap nga kamerat po bën xhiro nëpër botë në rrjetet sociale. Guardiola shihet i ‘dëshpëruar’ dhe i gjunjëzuar në fushë që në momentin kur Joao Cancelo humbi përballjen me të duke pritur se ‘mbreti egjiptian’ do realizonte gol.