Sporti

Guardiola e arsyeton humbjen: Ky është Anfieldi

10/16/2022 22:25
nga:E K

Liverpool ka arritur fitore të madhe sot ndaj rivalit Manchester City.

Skuadra e Klopp shënoi fitore në “Anfield” me rezultat 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i Salah i solli 3 pikët tejet të rëndësishme skuadrës së Merseyside pas një fillimi të vështirë të sezonit.

Pas ndeshjes Guardiola foli për media ku edhe e ‘arsyetoi’ humbjen duke thënë: “Ky është Anfieldi”.

“Ky është Anfieldi. Ne duhej të dinim që Alisson gjithmonë luan shpejt, Cancelo humbi duelin me Salah dhe ai nuk i humb ato raste. Kjo është ajo çfarë duhet të mësojmë nga kjo ndeshje për të ardhmen”, tha Guardiola.