Sporti

Guardiola ankohet pas fitores: Kjo që po na bëjnë është e tepërt, sinqerisht…

02/25/2024 09:13
nga:Lorik J

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, lavdëroi lojtarët e tij pas fitores ndaj Bournemouth, duke i quajtur ata “supermena” ndërsa vazhdojnë kërkimin e tyre për një titull të katërt radhazi në Angli.

Goli i Phil Foden ishte i mjaftueshëm për një fitore të ngushtë 1-0, duke e çuar Cityn në një pikë larg liderit Liverpool.

Guardiola lavdëroi lojtarët që gjetën një mënyrë për të fituar pas ndeshjes së së mërkurës kundër Brentford.

“I dua lojtarët e mi – ata janë supermenë”, tha Guardiola për Sky Sports.

“Ata janë të mrekullueshëm. Ne kemi luajtur çdo tre ditë për shumë vite, dhe rivalët kishin shtatë ditë për t’u përgatitur për lojën. Ne gjithmonë kemi më pak.  E di që njerëzit thonë ” ata kanë shumë para”, por ajo që po ndodh me orarin është shumë. Sinqerisht. Ne duhet të vazhdojmë dhe çdo herë më befason se si jemi ende këtu. Ata kanë karakter të jashtëzakonshëm dhe janë kaq konkurrues – edhe kur ata janë të lodhur. Tifozët tanë duhet të jenë krenarë për këta djem”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport