Llapi ka triumfuar me rezultat 0 me 2 ndaj Gjilanit në ndeshjen e sotme të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Tahir Batatinës ka triumfuar me rezultat 0 me 2 , shkruan GazetaBlic.
Ishte një ndeshje ku Gjilani nuk tregoi pothuajse asgjë dhe të vetmin rast e kishte me Çyrbja por që nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Dy golat e fitores për skuadrën e Llapit në këtë takim i shënoi Edon Sadriu.
Ishte një fitore shumë me vlerë për skuadrën e Llapit që tashmë largohet sado pak nga zona e rrezikshme.
Pas ndeshjes ka shpërthyer trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina.
Ai tha se skuadra e tij ishte dashur të shpallej kampione si dhe pati një mesazh për tifo-grupin “Skisfterat”.
“Nëse thoni se kundërshtari ishte i fortë, Llapi është më i fortë dhe ne treguam sot se është dashur të shpallemi kampion. Ne i dhamë shkollë Gjilanit sot dhe luajtëm shumë mirë taktikisht. “Skifterave” ua uroj disa vargje, Dresën me vija kur dojna vijna ju mujna të shpija” tha Batatina pas ndeshjes.


