Lajme

GS: Arrestohet zyrtari i VV-së në Viti, dyshohet për dhunim të një të mitureje

11/06/2021 22:30
nga:M K

Zyrtari i Vetëvendosjes në Viti, Bislim Bislimaj është arrestuar, nën dyshimet se ka dhunuar një të mitur.

E mitura më 4 nëntor ishte raportuar e zhdukur, por më pas është gjetur dhe ka deklaruar është dhunuar nga një burrë.

I dyshuari për këtë rast, Bislimaj, pas arrestimit është intervistuar, dërguar në mbajtje dhe më pas është liruar, mëson Gazeta Sinjali.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.