Boksieri shqiptar, Isuf Kelmendi ka fituar meçin e tij ndaj boksierit turk, Unlukaya në spektaklin e boksit që po zhvillohet sot në “Fadil Vokrri”.
Kelmendi fitoi me vendim të gjyqtarëve pasi meçi u zhvillua deri në raundin e katërt, shkruan GazetaBlic Sport.
Isuf Kelmendi ishte më i mirë se kundërshtari sidomos në raundin e dytë dhe të tretë ku turku u vu në vështirësi.
Kujtojmë se duelet e tyre i fituan edhe shqiptarët e tjerë si: Vranoci, Ahmeti, Jakaj dhe Tahirukaj, kurse pas pak do ngjitet në skenë edhe Haxhi Krasniqi.


