Lajme

Grupi Wagner e mohon se është aktiv në luftimet në Sudan

04/18/2023 15:51
nga:Y I

Udhëheqësi i grupit Wagner, një organizatë e fuqishme mercenare ruse që ka qenë aktive në Sudan prej vitesh, ka mohuar që luftëtarët e saj janë në vend.

Yevgeny Prigozhin tha se luftëtarët e grupit nuk kanë qenë në Sudan për dy vitet e fundit.

Kujtojmë se situata në Sudan është përshkallëzuar javën e fundit, ku si pasojë janë vrarë rreth 200 persona.