Deputeti i DPK-së, Bekim Haxhiu, ka qenë njëri nga deputetët më të zëshëm të Kuvendit të Kosovës pro tërheqjes së Trustit.
Grupi “Pro tërheqjes 30% të Trustit’ përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook kanë bërë thirrje që të votohet deputeti Haxhiu në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Para 2 viteve, në kohën më të vështirë ekonomike për të gjithë ju, u bëmë bashkë në këtë grup në facebook, për të arritur njëren prej kauzave më popullore të asaj kohe, tërheqjen e një pjese të kursimeve si shkak i gjendjes së rënduar ekonomike të secilit qytetar të Republikës së Kosoves!Gjatë këtij rrugëtimi tonë të përbashkët përkrahjen më të madhe e kemi gjetë nga deputeti i PDK-së zotri Bekim Haxhiu!Ai na mbështeti në inicimin e projektligjit në Kuvend por edhe më pas në rikthimin në Kuvend përmes nënshkrimeve tona!Siç e dimë e vetmja qe nuk na kishte përkrah ishte Qeveria Kurti, njëherish deputetët e VV-së” thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Te nderuar anëtarë të grupit!
Para 2 viteve, në kohën më të vështirë ekonomike për të gjithë ju, u bëmë bashkë në këtë grup në facebook, për të arritur njëren prej kauzave më popullore të asaj kohe, tërheqjen e një pjese të kursimeve si shkak i gjendjes së rënduar ekonomike të secilit qytetar të Republikës së Kosoves!
Gjatë këtij rrugëtimi tonë të përbashkët përkrahjen më të madhe e kemi gjetë nga deputeti i PDK-së zotri Bekim Haxhiu!
Ai na mbështeti në inicimin e projektligjit në Kuvend por edhe më pas në rikthimin në Kuvend përmes nënshkrimeve tona!
Siç e dimë e vetmja qe nuk na kishte përkrah ishte Qeveria Kurti, njëherish deputetët e VV-së!
Andaj, për të mos e humbur zërin tonë në Kuvend të Republikës së Kosovës, ju ftoj që në zgjedhjet që po vinë ta votoni deputetin Bekim Haxhiu, që është në
listën e PDK-së dhe mban numrin 109!