Grupi Aurora ka kohë që kishte qëndruar larg publikut me projekte muzikore.
Krahas kësaj, ata vazhduan të jenë shumë aktiv në intervista ku pothuajse çdo deklaratë e tyre u bë bujë në mediet rozë, shkruan GazetaBlic.
Së fundi, grupi Aurora u rikthye në skenë me projektin më të ri “Të zhdukurit këndojnë”. Kjo këngë u shoqërua edhe me videoklip ku fansat e dyshës e pritën mjaft mirë.
Anëtari i grupit, Yll Valla, është kontaktuar nga GazetaBlic ku ka folur për arsyen e gjatë që dyshja munguan në skenë.
Ai na la të kuptojmë se Grupi ka qenë gjithmonë duke punuar për projektet e reja.
“Grupi Aurora vepron sipas strategjisë që e ka përgatitur kohë më parë dhe projektet e reja do të vijnë kohë pas kohe për para publikut”, tha Valla./GazetaBlic/


