Lajme

“Grup terrorist i organizuar mirë” / Sveçla publikon fotografi të minave dhe “pajisjeve të sofistikuara” të konfiskuara në Veri

10/16/2023 12:50
nga:N M

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nëpërmjet një postimi në platformën X ka publikuar disa dëshmi të reja të pajisjeve të sofistikuara që janë kapur në Veri të Kosovës.

Në pamje shihen disa mina, të cilat sipas Sveçlës janë një tjetër provë që Kosova ka të bëjë me grupe terroriste të mirëorganizuara.