Lajme

Gruda: SHBA-ja dhe BE-ja me mesazh të qartë për situatën në Kuvend

08/28/2026 14:51
nga:L J

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas aksionit të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, ku kërkuan vazhdimin e seancës konstituive.

Gruda ka theksuar se prania e përfaqësuesve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në seancën e Kuvendit nuk duhet parë vetëm si çështje protokollare.

“Sot ishte një moment i ri në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Gruda.

Sipas tij, prania e partnerëve ndërkombëtarë në Kuvend, në rrethanat e krijuara, përcjell një mesazh politik.

“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë kundër çdo përmbysjeje të rendit kushtetues”, ka deklaruar Gruda.

Ai ka shtuar se funksionimi i Kuvendit, respektimi i Kushtetutës dhe institucioneve të shtetit nuk mund të varen nga vullneti politik i një partie apo individi.